Categories Lajme

Atentati ndaj Inez Hajrulla/ Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, shtyhet gjyqi për 4 të akuzuarit

Shtyhet masa e sigurisë në Gjykatën e Apelit të Vlorës për arrestuarit e atentatit ndaj Inez Hajrulla në vitin 2019.

Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë nëpërmjet avokatëve të tyre kanë bërë kërkesë për ndryshim mase e cila do të gjykohet nga gjykatësi Engert Pëllumbi.

Sipas burimeve nga gjykata, ata kanë kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit në një masë më të lehtë ndërsa kërkesa e avokatëve ka bërë që vendimi nëse do të ndryshohej ose jo masa e arrestit të shtyhet për në datën 6 prill orën 14:00. Edhe pse të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm, siç duket edhe nga pamjet (Foto) ka patur masa të larta sigurie me efektivë që ishin jashtë dyerve të gjykatë. Kjo për faktin e përplasjes së fortë që kanë dy palët e përfshira në ngjarje të ndryshme prej vitesh.

Ngjarja u regjistrua më 10 maj të 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME