Categories Lajme

“Çdo krizë ka specifikat e saj”, Sejko tregon masat e BSH nëse vendi përballet me rritje të zgjatur të çmimeve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli për disa skenarë që mund të përdoren në rast se vazhdon problematika e rritjes së çmimeve në vend. Gjatë një konference për mediat, Sejko u pyet nëse ka BSH alternativa që të mundësohet stabiliteti i çmimeve në vend.

“Objektivi kryesor i BSH është që të ruaj stabilitetin e çmimeve. Instrumenti kryesor që përdoret është norma bazë e interesit. Ajo aplikohet mbi monedhën kombëtare. Kërkohen 2-3 mujor që të reflektohet te niveloi i çmimeve. Kemi dhe elementet e tjerë mikro-0 dhe marko që aplikohen mbi sistemin financiar dhe bankar por dhe për likuiditetin. BSH do të vazhdojë të punojë. ne kemi pasur rritje të konsumit të investimeve dhe rritje të kreditimit në monedhën kombëtare.

Ndaj ne kemi lançuar planin e monedhës kombëtare. Instrumentet e tjera që përmenda do të jenë në funksion të stabilitetit të çmimeve. Çdo krizë ka specifikat e saj. Do shohim tregjet. Këto janë goditje të ofertës që vijnë nga tregjet ndërkombëtare.”, tha ai.

Sejko u ndal edhe te kursi i këmbimit në vend dhe sjelljet e tij të çuditshme ku shpesh herë është zhvleftësuar monedha vendase. “Sjellja e kursit të këmbimit në këtë moment shfaqi të njëjtën sjellje kur nisi kriza e pandemisë. Para dy vitesh, sapo filloi goditja nga kriza e pandemisë, patëm zhvlerësim të monedhës kombëtare. E njëjta gjë ndodhi edhe këtë radhë. Para disa javësh, kursi i këmbimit pati zhvlerësim.

Duke qenë një regjim i lirë i kursit, ne ndërhyjmë në rastet kur përcaktohet në rregullore. Kur kursi ka sjellje të çuditshme. Konkretisht ishim në këtë situatë. Por nuk përfaqësonte një situatë reale, ndaj edhe BSH ndërhyri dhe kursi u stabilizua pas ndërhyrjes së BSH. Dhe kjo vërtetoi se sjellja e kursit ishte si pasojë e sjelljes psikologjike.”, pohoi Sejko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME