Categories Lajme

Atentati ndaj Plaurent Dervishaj? ‘Heroi’ i ngjarjes, Haxhia kërkon në gjyq lirimin nga qelia

Bashkim Haxhia, njeriu që mund të konsiderohet “heroi” në atentatin me 43 plumba, kundër Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçes në Durrës, i është drejtuar gjykatës së këtij qyteti me një kërkesë për lirim nga qelia. Kujtojmë që Haxhia është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Durrës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”. Kjo pasi në atentatin e 20 qershorit 2019, kundër Dervishaj e Meçes, Haxhia shfaqet në kamerat filmike me armë në dorë dhe ka qëlluar plot 6 herë drejt makinës së atentatorëve. “Shqiptarja.com” mëson se në fillim të shtatorit 2019 Haxhia nëpërmjet avokatëve mbrojtës i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Durrësit, duke kërkuar zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” ose në “detyrim paraqitje pranë oficerit të policisë”. Çështja penale është marrë në trajtim nga gjyqtari i Durrësit Rexhep Bekteshi, i cili pritet që në datën 20 shtator 2019, të zhvillojë seancën e radhës ku do të vendosi nëse do lirojë apo mbajë në burg Bashkim Haxhinë.

Gjatë deklarimit të parë dhënë në policinë e Durrësit, Bashkim Haxhija, nuk ka pranuar që të ketë pasur me vete armë zjarri pistoletë në vendin e ngjarjes dhe ka shtuar se në vendin, ku u kishin zënë pritë për t’i vrarë, ka arritur të shikojë si hije vetëm një person me mjekër, pranë murit të qendrës shëndetësor në Koxhas, të Shijakut, në kohën që në drejtim të automjetit ku ndodhej bashkë më të dëmtuarit Plaurent Dervishi e Juljan Meçe, është qëlluar me armë zjarri me breshëri për t’i vrarë. Në sulmin me armë të 20 qershorit 2019 në Durrës, Plaurent Dervishaj, Julian Meçen dhe mikun e tyre Bashkim Haxhija, i ka shpëtuar vetëm zoti dhe askush tjetër. Kjo pasi dy persona, që momentalisht ende nuk janë identifikuar nga policia e Durrësit, kanë lëshuar mbi ta, nga një distancë shumë e afërt, plot 43 plumba nga dy kallashnikovë dhe sërisht ata, nuk kanë mundur ta çojnë deri në fund porosinë e marë, ekzekutimin e Plaurent Dervishaj. Këtë herë zoti ka qenë me Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçen e Bashkim Haxhiaj.

Ky i fundit mund të konsiderohet “heroi” i këtij atentati, pasi ka qenë i vetmi që ka reaguar me armë dhe ka shpëtuar nga vdekja Julian Mecen, duke e transportuar me urgjencë dhe makinën e bërë shoshë,drejt e në spital. Të tre personazhet shumë të njohur në Durrës dhe me probleme me drejtësinë Shqiptare, kanë mundur ti shpëtojnë paq një super atentati të mirë organizuar dhe përgatitur në çdo detaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME