Categories Lajme

Atentati, ndërron jetë shoferi i prokurorit Ndoja

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur nga atentati në mblikalimin e Shkozetit. Ai kishte vetëm dy muaj që kishte filluar punë. Maloku kishte marrë një plumb në mushkri dhe një në shtyllën kurrizore. Nga ky atentat mbeti i plagosur Landi Muharremi, i njohur si Aleksandër Laho si dhe prokurori Ndoja.Me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të 24-vjeçarit, pritet të ndryshojë edhe akuza për të arrestuarin e vetëm si autorë të dyshuar të atentatit. Akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe dhe “Armëmbajtja pa leje”.Natën e atentatit, nëna e Andi Malokut, i vetmi që u transportua në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të rëndë nga breshëria e kallashnikovit, e përlotur tha se djali i saj, tashmë i ndarë nga jeta, rrezikoi jetën për 30 mijë lekë të rinj rrogë si shofer. Para se të punonte shofer i prokurorit, Andi Maloku ka qenë efektiv policie në komisarin e Fushë-Krujës. Më 30 nëntor, Andi Maloku do të festonte ditëlindjen, ku do të mbushte 24 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME