Vijojnë hetimet e thelluara rreth ngjarjes së datës 02.01.2025, në lagjen “Donika Kastrioti”. Si rezultat identifikohet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas që përkrahu autorët e krimit.
Ditën e djeshme, u arrestua një 46-vjeçar që bashkëpunoi me 32-vjeçarin, për lëvizjen e automjetit, nga Berati, dhe fshehjen e tij në Durrës. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti dhe arma e zjarrit që përdorën 2 vëllezërit e dyshuar për këtë ngjarje.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat vunë në pranga shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Durrës.
Ai dhe shtetasi E. D. (i ndaluar dje, në PKK Kakavije) dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, automjetin tip “Ford”, nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh.
Vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasve F. M. dhe M. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.