Categories Lajme

Biznesmeni rrëfen bisedën me Parashqevinë pas largimit të Luke: Pranoi të bëjë një konsultë mjekësore

Biznesmeni Elton Ilirjani rrëfeu për emisionin Top Story në Top Channel momentin e ndarjes mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj.

Ai u shpreh se ajo u rrëzua brenda vetes në atë moment.

“Në momentin që erdhi mëngjesi dhe do vinte ndarja Parashqevia mendonte se kjo nuk do të ndalonte aty edhe pse ajo e dinte që do të ktheheshin nga kishin ardhur, ishte vetëm hapi i parë, ishte i dhimbshëm, Parashqevia u rrëzua brenda vetes. Unë u gjeta përballë saj me nipin e saj, u munduam ta qetësojmë, ajo pranoi të bëjë edhe një konsultë mjekësore, sot ka qenë e qetë.

Kanë dëgjuar sekuenca në rëndim psikologjik, që ajo nuk është e qartë, e gjitha kjo që ka ndodhur është e dhimbshme dhe e shëmtuar sepse të gjithë njerëzit nuk e kanë ndihmuar, por janë përpjekur ta përplasin mediatikisht në mënyrën më të gabuar. Ajo hynte në Youtube dhe dëgjonte çdo intervistë, aty ka shumë gënjeshtra, trillime.

Gjeja që e vrau më shumë dhe ma tha që më vjen shumë keq që Shqipëria nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur ai vendi komunist, në vend që të më mbështesin më shikojnë si pronë. Ajo do të marrë kohën e vet të rehabilimit emocional dhe mendor, ajo grua ka shumë vite në rrugë, ajo grua nuk ka një ID, një analizë gjaku për shumë vite”, tha Ilirjani

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME