Categories Lajme

Atentati në firmën e inerteve, gazetari tregon detaje të reja: Dyshohet për 4 vrasës me pagesë

Gazetari Martin Marku ka sjellë të tjera detaje në lidhje me atentatin e së shtunës ku mbeti i vrarë Selman Mihana, 70 vjeç, ekonomist i një firme inertesh dhe i plagosur pronari i saj, Ardjan Gjeloshi, 51 vjeç.

Kanë qenë 4 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e ndodhur ditën e djeshme rreth orës 07:00 të mëngjesit.

“Katër personat që dyshohen se kanë marrë pjesë të paktën nga informacionet që kemi arritur të marrim nga grupi hetimor dyshohet se kanë survejuar në momentin e hyrjes në kompani pronarin, së bashku me ekonomistin dhe më pas të katër personat kanë hyrë brenda në ambientet e kësaj kompanie të kamufluar si policë dhe fillimisht kanë hasur rojen e objektit të cilit i kanë komunikuar që jemi policia dhe kemi aksion kontrolli në këtë kompani. Sapo ata kanë verifikuar që objekti i shënjestrës i cili ka qenë pikërisht 51-vjeçari Ardian Gjeloshi, ka hyrë në ambientet e godinës, ku punonte prej disa vitesh, autorët kanë qëlluar në drejtim të shënjestrës, por fatkeqësisht viktimë e këtij atentati ka mbetur ekonomisti 70-vjeçari Selman Mihana”, raportoi gazetari.

Sipas të njëjtave burime dyshohet që vrasësit të jenë me pagesë. Ata kanë përdorur një mjet tip Range Rover të zezë në momentin e ekzekutimit.

Nga informacionet e deri tanishme është duke u hetuar pista e hakmarrjes, por edhe konfliktet që mund të ketë patur biznesmeni i njohur Ardian Gjeloshi me me kompanitë e tjera.

Sa i përket viktimës Mihana, dyshohet se ka qenë në mbrojtje të pronarit të tij, duke iu dalë përballë atentatorëve. Kujtojmë se në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 20 gëzhoja kallashnikovi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME