Categories Lajme

Atentati në Tiranë, kërkohet dëshmia e autorit të masakrës së Sanatoriumit, Kasandër Nogës

Pas dëshmisë së vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj Beqiri, të cilët implikojnë Kasandër Nogën, si organizator të atentatit mafioz në Don Bosko, ku një person mbeti i vrarë dhe katër u plagosën, prokuroria e Tiranës kërkon dëshminë e njeriut të njohur të botës së krimit.

Ish-autori i masakrës së Sanatoriumit në vitin 2000 ndodhet në burg në Vjenë, pasi u arrestua si organizator i atentatit ndaj hasmit të tij të përbetuar Erion Hasanbelliu në Belgjikë, i cili iu mbijetoi breshërive të plumbave. Por, teksa Noga ndodhej në burg në Austri, në Durrës u vunë në pranga vëllezërit Beqiraj, të dyshuar si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, të cilët e implikojnë ish-oficerin e forcave speciale në disa krime të rënda.

Mes të tjerash, dy vëllezërit, të cilët vendosën të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë, iu thanë hetuesve se atentatin e 4 janarit 2021 në Bon Bosko, ku u vra Erjon Çela, dhe u plagosen vëllai i tij, Blerim Çela, Arben Dani, Azbi Selimaj dhe Edmond Crroj e kishte urdhëruar Kasandër Noga. Në dëshmi ata pretendojnë se Kasandër Noga kërkonte vrasjen e kundërshtarit të tij, Geron Hasanbelliu, vëllai i Erion Hasanbelliut, por në momentin e ngjarjes, objektivi u ngatërrua dhe u vra një person i pafajshëm, ndërsa edhe të plagosurit ishin po ashtu pa lidhje me objektivin.

Gentian dhe Indrit Beqiraj deklaruan se në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirian Feçi, për llogari të shtetasit Kasandër Noga, që kundrejt pagesave të majme, të kryenin vrasje, përfshirë dhe ekzekutimin e Geron Hasanbelliut, që kishte në pronësi lokalin ku ndodhi masakra.

Dëshmitarët e drejtësisë pretendojnë se krijuan të gjitha kushtet për realizimin e atentatit, si marrja e një shtëpie me qira, sigurimi i një automjeti që do të përdorej në ngjarje, por vrasjen e kreu Kevin Zeneli Suci, një prej njerëzve më të besuar të Kasandër Nogës. Për këto rrethana të dëshmuara nga vëllezërit e penduar, prokurorët kërkojnë me çdo kush dëshminë e autorit të masakrës së Sanatoriumit, pasi e konsiderojnë të domosdoshme për ecurinë e hetimit.

Deri më tani autoritetet austriake nuk i janë përgjigjur letërporposisë së prokurorisë shqiptare. ndërsa vijojnë hetimet për arrestimin e Kevin Zenelit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, jo vetëm për masakrën por edhe për atentatin e dështuar në Belgjikë ndaj Erjon Hasanbelliut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME