Categories Lajme

Atentati/ Zbardhet dëshmia e Gentian Bejtjas: Nuk pashë gjë, i dhashë gaz të shpëtonim

Detaje të reja janë mësuar lidhur me atentatin e dështuar ndaj Gentian Bejtjes dhe shokut të tij, Klodian Stafuka.

Ish-efektivi Bejtja ka bërë me dije në dëshminë e tij të dytë për ngjarjen para Policisë së Shtetit se nuk ka asnjë ide se kush mund të jetë organizatorit i ngjarjes.

Ndërsa gjithashtu ka shtuar se nuk ka mundur që të shohë as autorët, pasi në momentin që ka kuptuar se po e qëllojnë i ka dhënë gaz mjetit, veprim që nuk i ka lënë kohë të vëzhgojë terrenin.

“Ishim në Fushë-Krujë e po ktheheshim në shtëpi. Na doli në rrugë një makinë e zeze që qëlloi në drejtimin tonë. I dhamë makinës gaz që të shpëtonim nga plumbat.

Nuk e pamë kush na qëlloi, vetëm dëgjuam breshërinë e plumbave. U shmangëm sa mundëm për të shpëtuar. Nuk i pamë kush ishin se dolën nga errësira e na qëlluan,”-mësohet se ka bërë me dije ish-polici, sipas Balkan Web.

Ndërkohë që Policia ka nisur me sekuestrimin e pamjeve filmike që mund t’i çonin drejt identifikimit të autorëve, ndërsa deri më tani rezulton se një karburant që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, ka kamera sigurie, por nuk kanë kapur asgjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME