Categories Lajme

Athinë/ Fqinja: Thirra policinë, por ata…

Vrasja e 31-vjeçares shqiptare, Anisa Sheu për xhelozi në Athinë ka qenë e paralajmëruar. Fqinja e çiftit kishte dëgjuar shpesh zënkat e tyre dhe vrasjen e paralajmëroi 3 javë më parë. Gruaja që jeton me familjen e saj në apartamentin ngjitur kishte dëgjuar shpesh herë çiftin debatonte me zë të lartë dhe të gjithë banorët ishin të shqetësuar se mund të ndodhte diçka e keqe. Tre javë më parë, fqinja paralajmëroi krimin në rrjete sociale dhe njoftoi policinë dëgjoi zhurma nga apartamenti i shqiptarëve, shkruan Protothema. Ata nuk i hapën derën efektivëve, të cilët u larguan nga banesa. Me anë të postimit të saj, fqinja kritikon policinë dhe mediat që nuk u morën me këtë ngjarje.

“Sot unë thirra policinë për dhunë në një familje në apartamentin përballë meje ku jeton edhe një i mitur. Patrulla erdhi pas 25 minutash, ata as nuk u shqetësuan të zbresin. Thjesht hapën dritaret dhe u larguan. Unë nuk bëra asnjë ankesë. Ju thirra për shkak se dëgjova një zhurmë. Për fëmijën. Në televizor vetëm trupat llogariten. Kur ai ta therë atë unë do të njoftoj çdo kanal për t’iu kritikuar”, shkruante Silvia Mourouti rreth 3 javë më parë.

Vrasja makabre ndodhi në lagjen Dafni, ku 31-vjeçarja nga Elbasani nuk mundi t’i shpëtonte plagëve, pasi autori i preu fytin me thikën e mishit që përdorte në lokal. Anisa dhe Florand Sheu prej kohësh kishin në debate mes tyre, ndërsa shkaku kryesor ishte xhelozia e tij. I pyetur nga policia, ai deklaroi se e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME