Categories Lajme

“Audi” dhe “Nissan” garë në Unazë të Madhe, policia ndëshkon 2 shoferët

28 shoferë janë arrestuar në flagrancë, , nga të cilët 17 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 198 leje drejtimi, nga këto 127 për shpejtësi tej normave të lejuara, 69 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4987 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga publikimi në rrjete sociale, i një videoje ku shfaqeshin dy automjete tip “Nissan” dhe “Audi” që po bënin gara shpejtësie në Unazë të Madhe, në kushte të errësirës dhe të fluksit shumë të lartë të automjeteve, duke u bërë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të automjeteve, konkretisht drejtuesin e automjetit tip “Nissan”, shtetasin E. M. dhe drejtuesin e automjetit tip “Audi”, shtetasin M. Sh., të cilët i ka ndëshkuar administrativisht me nga 20.000 lekë të rinj secilin.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë në të gjitha rrugët e vendit, kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë , dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 198 leje drejtimi, nga këto 127 për shpejtësi tej normave të lejuara, 69 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4987 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga publikimi në rrjete sociale, i një videoje ku shfaqeshin dy automjete tip “Nissan” dhe “Audi” që po bënin gara shpejtësie në Unazë të Madhe, në kushte të errësirës dhe të fluksit shumë të lartë të automjeteve, duke u bërë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të automjeteve, konkretisht drejtuesin e automjetit tip “Nissan”, shtetasin E. M. dhe drejtuesin e automjetit tip “Audi”, shtetasin M. Sh., të cilët i ka ndëshkuar administrativisht me nga 20.000 lekë të rinj secilin.

Gjithashtu, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese për përdorimin e alkoolit, në rrugën “Sadik Petrela”, kanë konstatuar një shtetas që po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. H., 22 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 5000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e testimit për alkool. 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME