Categories Teknologji

Audi e ka një ekip special që merret vetëm me nuhatjen

Në makinat nga Audi, nuk lejohet të montohet asnjë pjesë që lëshon aromë. Dihet se është një prodhues kualitativ, i vendosur që blerësi i makinave, të ketë eksperiencën më të mirë të mundshme.

Por, që gjithçka të jetë në nivelin e duhur, Audi ka angazhuar edhe një ekip special, që merren vetëm me nuhatjen e aromave të pjesëve përbërëse që vendosen në makina. Tash e 30 vite, ata gjejnë nëse ndonjë material lëshon erë, si dhe a mund të përdoret për brendi. Që nga viti 1985, njësiti për aroma, apo më mirë i njohur si “njësiti hundë”, punojnë që pjesët të kenë sa më pak aromë, pasi nuk mund ta largojnë aromën në tërësi.

Aroma si e vajit të peshkut, shtrojave të dyshemesë, apo qepës janë të patolerueshme. Janë rreth 500 komponentë të ndryshëm, të cilat nuhaten nga ky ekip, ndërsa vlerësohen në gjashtë kategori të ndryshme. Nëse aroma e materialit apo kimikaleve që janë përdorur për ta ndërtuar, vlerësohet nga një deri në katër, atëherë lejohet të përdoret në makinë, por nëse vlerësohet me pesë apo gjashtë, largohet nga përdorimi.

Megjithëse duket paksa e çuditshme, ky ekip prej pesë personave punon në orar të plotë sikur çdo punonjës në Audi dhe merret vetëm me aromat e këtyre pjesëve në situata të ndryshme. Ata përdorin simulime të shumta, në mënyrë që të sigurohen se një makinë Audi, nuk lëshon aromë edhe në rrethana më ekstreme, por vazhdon të ketë gjendje të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME