Categories Teknologji

Audi RS Q8 thyen rekordin e Mercedesit në “Nurburgring”

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Audi, e ka zgjeruar gamën e modeleve sportive në kategorinë SUV , duke e publikuar modelin RS Q8, i cili doli në dritë pas “vëllezërve” më të ngadalshëm, Q8 dhe SQ8.

Kjo veturë e ka thyer rekordin për kohën më të shpejtë në pistën “Nurburgring” për kategorinë e veturave SUV, të cilin më parë e mbante vetura Mercedes-Benz AMG GLC 63 S. Modeli RS Q8 këtë pistë e kaloi për 7 minuta e 42 sekonda, shtatë sekonda më shpejt se rekordi i mëparshëm.

Audi RS Q8 ka motor me vëllim prej 4.0 litrash, me tetë cilindra, i cili prodhon 600 PS, njësoj si modelet RS6 dhe RS7. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë.

Me porosi, blerësit mund ta marrin pakon “Dynamic” dhe kështu vetura do ta arrijë shpejtësinë prej 305 kilometrash në orë. Ky model do të shitet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe timonin e tij mund ta keni në duart tuaja për 127 mijë euro, shkruan “MotorTrend”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME