Categories Lajme

Tifozi shqiptar rrihet barbarisht me shkopa bejzbolli

Një tifoz i Tomorit të Beratit, ka rënë pre e dhunës së tifozëve të ekipit të Patosit dhe ka përfunduar në spital. Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e klubit beratas Bëhet fjalë për Nderim Deliu, i cili ndodhet në Spitalin e Fierit, autorët ende të paidentifikuar nga policia.

Neës24 raporton se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në dalje të qytetit të Patosit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Patosi-Tomori, që përfundoi me fitoren e Tomorit 1-2. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, jashtë Stadiumit të Patosit, tifozët kanë qëlluar me gurë në drejtim të autobusit të Tomorit dhe mjeteve të tifozëve, e po aty janë shpërndarë nga policia. Në dalje të Patosit, në aksin nacional Patos-Berat, njëri nga tifozët, Nderim Deliu, është ndjekur nga dy automjete: njëri tip Golf dhe tjetri tip Benz, të cilët e kanë goditur me makina duke e nxjerrë jashtë rruge.

Më pas, 6 personat që ndodheshin në dy automjete Golf e Benz, e kanë nxjerrë Deliun zvarrë nga automjeti i tij dhe e kanë goditur me shkopa bejsbolli e shkelma, duke e lënë të shtrirë në tokë, pa ndjenja. Agresorët janë larguar nga vendngjarja dhe ende nuk janë identifikuar nga policia, ndërkohë që i plagosuri Nderim Deliu, banues në fshatin Otllak në Berat, është transportuar në Spitalin e Fierit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME