Categories Lajme

I plas arma në dorë duke e montuar, plag*set rëndë 21-vjeçari nga Poliçani

Një 21-vjeçar nga qyteti i Poliçanit është plagosur rëndë, gjatë montimit të një pushke me saçme, që e kishte improvizuar vetë. 21-vjeçari Aleksandër Shatro, ka qenë duke montuar armën, kur saçmja i ka plasur ndër duar e fytyrë, duke e plagosur rëndë. Ai është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë në fytyrë e trup, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burimet pranë Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit konfirmojnë se  i plagosuri kishte pësuar djegie të shumta dhe dëmtime të rënda në fytyrë e kraharor dhe pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, është transportuar drejt Tiranës.

Burimet zyrtare të Policisë së Beratit konfirmojnë se ngjarja ka qenë aksidentale. Sipas policisë, 21-vjeçari e kishte ndërtuar në mënyrë artizanale vetë armën, tip pushkë me saçme dhe gjatë montimit të kësaj pushke pa leje, ajo i ka shpërthyer në dorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME