Categories Lajme

AUSTRALI – Peticion kundër spektaklit të fishekzjarreve për Vitin e Ri

Një peticion për anulimin e fishekzjarreve në Sidnej për Vitin e Ri dhe për përdorimin e këtyre fondeve për luftën kundër zjarreve që kanë përfshirë qytetin, ka mbledhur 260 000 nënshkrime, por spektakli do të zhvillohet. Bashkia e Sidnejt do të shpenzojë 6,5 milionë dollarë australianë (më shumë se katër milionë euro) për edicionin 2020 të ngjarjes së njohur të fishekzjarreve. Një shumë që sipas peticionit të  Change.org, do të ishte mirë të shpenzohej për zjarrfikësit dhe fermerët që vuajnë nga thatësira e jashtëzakonshme. ”Spektakli i fishekzjarreve që mbërthen çdo djeg çdo vit Sidnejin mund të traumatizojë disa persona”, shkruhet në peticion, sepse ”ka mjaftueshëm tym në ajër”.

Të paktën tre milionë hektarë, ekuivalente me sipërfaqen e Belgjikës, janë shkatërruar që prej shtatorit, si pasojë e zjarreve në Australi dhe që kanë shkaktuar gjithashtu dhe vdekjen e tetë personave. Sidnej, qyteti më i madh në vend me 5,2 milionë banorë, është asfiksuar nga tymi toksik i zjarreve që kanë djegur pjesën veriore, jugore dhe perëndimore të qytetit, që prej disa javëve. “Viti 2019 ka qenë katastrofik në Australi për përmbytjet dhe zjarret”, nënvizon peticioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME