Categories Lajme

Australia nën flakët përvëluese, deri më tani shtatë persona të vdekur

Të paktën shtatë persona kanë vdekur nga zjarret në Australi, që nga 30 dhjetori.

Zjarret masive, të cilat u përhapen drejt bregdetit këtë javë, gjithashtu kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi. Një rrugë e madhe që ka qenë e mbyllur në qytetin e Viktorias, u rihap për dy orë më 1 janar, në mënyrë që njerëzit të largoheshin nga vatrat e zjarrit. Por, megjithatë, shumë njerëz mbeten në zona të goditura nga zjarri. Në një qytet, policia dërgoi 1.6 ton ujë të pijshëm me anije. Komisioneri i Emergjencës në Viktoria, Andrew Crisp tha se “anijet e policisë po lundronin nga Melburni për të dërguar ushqim, ujë dhe 30.000 litra karburant, në zonat e prekura nga zjarret”.

Shërbimi zjarrfikës paralajmëroi se ata nuk ishin në gjendje të arrinin tek disa njerëz në zona të largëta. Zjarret e mëdha kanë djegur më shumë se 4 milionë hektarë tokë në Australi. Tymi i madh, që ka ndikuar në cilësinë e ajrit për muaj të tërë ka rritur zemërimin publik, duke i bërë presion qeverisë që të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME