Categories Lajme

Dëshmitë prekëse të familjeve në çadra natën e ndërrimit të viteve: Edhe të kishim diçka nuk kemi ku e gatuajmë, jemi në pikë të hallit

Viti i Ri për ta është një shpresë që dikush t’ju thotë se shtëpia e tyre do të ringrihet, ndërsa ndërrimi i viteve ishte një natë e ftohtë në çadër pa asgjë të ngrohtë për t’u ushqyer sepse nuk kanë as një furrë apo mjet ngrohës për të gatuar.

Familja Masha është prej 4 anëtarësh, djali i tyre është larguar për disa koha nga prindërit, nusja ka shkuar tek prindërit e saj, ndërsa dy të moshuarit qëndrojnë në çadrën pranë shtëpisë së rrënuar sepse nuk braktisin dot tokën dhe gjënë e gjallë.

 “4 veta, djali me gjithë nuse, nusja iku tek njerëzit e saj. Nga komuna na kanë ndihmuar, edhe nga jashtë shtetit kanë ardhur na kanë parë. Ushqime dhe batanije kanë sjellë. Kam edhe nënën time të sëmurë shumë atje isha nisur. Nuk kemi asgjë për të përgatitur vaktet e të ngrënit. Kemi shumë ftohtë natën, po na shkul era.”, tha bashkëshortja e Bajram Mashës banore e Bubqit në Fushë-Krujë.

Flutura Zela është nënë e shtatë fëmijëve dhe tregon për Fax News sfidën për të përballuar të ftohtin nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të gatuar diçka pasi nuk ka asgjë e cila mund të shërbejë për të përgatitur vaktet e ditës.

“Çfarë të bëjmë, më keq nuk bëhet më, në këtë të ftohtë të madh, djali me dy fëmijë, jemi 7 veta në një familje mirë që kemi zjarrin. Asgjë nuk kam gatuar, a ushqehet njeriu në mes të oborrit? Ku të gatuaj? Gjynah të ankohemi, na kanë sjellë për të ngrënë por skemi ku gatuajmë. Me keq nuk bëhet, gjelin e detit duhet me e ble fillimisht, pastaj ne nuk kemi ku e gatuajmë. Burrin e kam të sëmurë, edhe unë më keq. Jam me 2 invalid me 50 mijë lekë pension, as ilaçe nuk më dalin. Djalin e kam 22 vjeç me depression, nëna e din se çfarë vuan, unë s’kam me çfarë i marr medikamentet, unë nuk kam mundësi të merrem me të sepse jam lënduar vetë nga tërmeti. Ky është në depresion, ka raste që rrezikon të më bie. Ishalla vë dorë shteti dhe na ndihmon se jemi në pikë të hallit”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME