Categories Lajme

Detaje nga hetimi/ Si i shpëtoi vdekjes nga granata, kryebashkiaku Tushe

Më shumë se 50 telefonata janë regjistruar në sallën operative të policisë, të cilët kanë dhënë informacion për lokalizimin e Gëzim Saraçit, personi që hodhi granatën në zyrën e kreut të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Sipas qelizave të telefonit, Saraçi, u lokalizua në qytetin e Beratit, 50 minuta pasi kishte kryer atentatin mëngjesin e 31 dhjetorit të 2019. Dyshohet se 49-vjeçari është ndihmuar edhe nga personat të tjerë në Karbunarë të Lushnjes, duke ndërruar automjet dhe më pas ka vazhduar në drejtim të Beratit. Fatmirësisht, granata ofensive ka shpërthyer poshtë një tavoline, e cila ndodhet në paradhomën e kryetarit të bashkisë Tushe.

Sipas ekspertëve anti-eskploziv, kjo ka qenë arsyeja e humbjes së fuqisë së granatës luftarake. Më rëndë dhe që vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve është sekretarja e bashkisë, ndërsa shefi i saj, i cili ishte edhe objektiv i atentatit shpëtoi paq. Saraçi e shantazhonte kreun e bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe me publikimin e disa materialeve kompromentues, të cilat i dispononte prej më shumë se një viti. Njohja e 49-vjeçarit me kreun e Bashkisë së Lushnjes është e hershme. Fatos Tushe nuk ka bërë asnjë kallëzim penal në polici lidhur me shantazhet e vazhdueshme nga ish-shoferi i tij personal.

Dyshimet janë se Saraçi paracaktonte disa nga tenderat e qytetit të Lushnjes në drejtim të biznesmenëve. Në 2017 Gëzim Saraçi u largua për herë të fundit nga organika e bashkisë së Lushnjës, ndërsa burime nga brenda institucionit theksojnë se, e njëjta gjë kishte ndodhur edhe dy herë të tjera. Pritet të nisin hetimet, pasi ka informacion nga administrate e bashkisë se ish-shoferi iTushes është paguar gjatë gjithë kohës që nuk e ka ushtruar detyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet 43-vjeçari pasi goditi me sende të forta administratorin te “Syri i Kaltër”

Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin!

Gjykata e Shkodrës ka lënë në qeli 64-vjeçarin, Shtjefën Ziçi i cili vrau me armë gjahu bashkëshorten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME