Categories Lajme

Austria dhe Danimarka: Kampet e emigrantëve të hapen në Shqipëri

Agjencia italiane e informacionit ANSA, njoftoi sot se sipas burimeve diplomatike europiane, Austria e Danimarka po insistojnë në planin e tyre për ngritjen e qendrave për strehimin e emigrantëve të dëbuar nga Bashkimi Europian në vende të treta jo anëtare të BE,  në veçanti në Shqipëri.

Sipas ANSA-s në këto kampe emigrantësh do të strehohen azilkërkues ndaj të cilëve është marrë vendimi përfundimtar për largimin e tyre nga territori europian e që nuk mund të riatdhesohen në vendet e origjinës për shkak të mungesës së marrëveshjes mes palëve.

Një dokument i tillë që përmban konceptin e ngritjes së qendrave të emigrantëve në vendet e treta jo anëtare të BE është prezantuar dhe më parë në Komitetin Strategjik Europian për Emigracionin.

Dhe pse nuk është parashikuar që një çështje e tillë te jetë në agjendën e punës së Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtarë që do të mbahet të premten e ardhshme në Luksemburg, sipas agjencisë italiane të informacionit me shumë gjasa mund të merret në diskutim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME