Categories Lajme

Austria: Të jepet drita e gjelbër për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Austria, një nga shtetet e Bashkimit Europian që mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, ka ripërsëritur qëndrimin e saj. Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, ministri i Jashtëm austriak Schallenberg është shprehur se Austria kërkon që të jepet drita jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ne duam të japet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Ne kemi paraqitur kushte të cilat janë plotësuar dhe tani e kemi ne në Bruksel të japim mendimin tonë. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira. Nuk ka ende unanimitet në këshill, por miqtë tanë shqiptarë mund të mbështeten tek ne dhe ne kemi një qëndrim të fortë në këshill. Është detyrë e vështirë që Shqipëria do të marrë Presidencën e OSBE në fund të këtij viti. Është detyrë e lodhshme dhe i uroj sukses, por edhe këtu mund të mbështeteni tek ne, ne do t’ju mbështesim në të gjitha mënyrat. Ne do të mbetemi partnerë të fortë të Shqipërisë”, tha ministri i Jashtëm Austrisë.

Ndërsa ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura për hapjen e negociatave, duke përmendur këtu tre pika, atë të Vettingut, ngritjen e trupave të reja të gjyqësorit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Austria është ndër mbështetëset kryesore të rrugëtimit të Shqipërisë dhe çeljes së negociatave për anëtarësim. Me ministrin diskutuam për mbështetjen që Austria do t’i japë Shqipërisë për çeljen e negociatave. Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar hapjen e negociatave për anëtarësim”, tha ministri Cakaj. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME