Categories Lajme

Autobusët e mbipopulluar, Rakacolli: Është zgjedhje personale e qytetarëve

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëherësh kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve teksa iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, u pyet edhe në lidhje me situatën nëpër linjat e urbanit që janë të mbipopulluara dhe ku nuk ruhet distanca. Ajo tha se hipja në autobusë është zgjedhje personale e gjithsecilit, ndërkohë që iu sugjeroi qytetarëve që të zgjedhin orare të përshtatshme.

Po ashtu ajo tha se ka fëmijë të shtruar me COVID në spital, por tashmë situata është më mirë krahasuar me dy javë më parë. “Kemi fëmijë të shtruar, që paraqesin forma të rënda, por ka një përmirësim të lehtë sa i takon dy javëve më parë. Unë vazhdoj të mbetem tek fakti se kontrolle në terren bëhen, por duhet të kemi parasysh një gjë që të hipësh në autobus është zgjedhje personale. Suksesi arrihet me bindje. Nuk të detyron njeri që të hipësh në autobus, por zgjidhet dhe një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes.

Ndaj, duhet të drejtohemi tek bindja dhe tek ajo që nuk duhet t’i shkelim dhe të respektojmë distancën. Në spitalet e tjetra të vendit janë ata pacientë postcovid, apo ata që presin në triazhim. Të sëmurët me covid trajtohen vetëm në ato spitale që janë shpallur si të tillë”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 43-vjeçari pasi goditi me sende të forta administratorin te “Syri i Kaltër”

Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari…

LEXO ME SHUME