Categories Lajme

I nominuari për të drejtuar CIA-n e sheh Kinën si “kundërshtare autoritare”

William Burns, i nominuari i presidentit amerikan Joe Biden për të udhëhequr Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), u ka thënë ligjvënësve më 24 shkurt se “testi më i madh gjeopolitik” për Shtetet e Bashkuara vjen nga Kina, mirëpo ka deklaruar se edhe Rusia përbën kërcënim. Burns, ish-ambasador në Rusi dhe Jordan, i ka bërë këto deklarata gjatë seancës së konfirmimit të tij në këtë pozitë, para Komitetit të Senatit për Inteligjencë.

Ai e ka quajtur Kinën “të frikshme dhe kundërshtare autoritare”, që është duke rritur fuqinë për të vjedhur pronën intelektuale, për të shtypur njerëzit e saj, dhe për të ndërtuar ndikim brenda Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ai ka thënë se mund të ketë hapësirë për bashkëpunim me Pekinin, në fushat si ndryshimet klimatike dhe mospërhapja e armëve bërthamore. Ai ka thënë se Rusia vazhdon të përbëjë kërcënim potencial, ndonëse në disa aspekte është duke i rënë fuqia botërore.

“Për aq kohë sa Vladimir Putin është lider i Rusisë, ne do veprojmë në një fushë të ngushtë të mundësive, kundrejt konkurrencës së ashpër të kundërshtarit”, ka thënë ai. Sipas tij, sulmet e fundit kibernetike në departmentet e Qeverisë amerikane, mbrapa të cilave besohet se është Rusia, shpërfaqin rreziqet e nënvlerësimit të Kremlinit dhe shërbejnë si thirrje “e ashpër zgjimi” për dobësitë e zinxhirëve të infrastrukturës kritike. Ai ka thënë se administata Biden do të hartojë së shpejti një raport për të vlerësuar raportet me Rusinë, përfshirë hakimin. Autoritetet ruse kanë hedhur poshtë përfshirjen në këtë incident. Burns, 64-vjeçar, pritet të fitojë konfirmimin dhe të bëhet diplomati i parë i karrierës që drejton CIA-n. Ai është konfirmuar nga Senati pesë herë në të kaluarën, për punën e tij si ambasador në Jodan, Rusi dhe tri pozita të larta të Departamentin e Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 43-vjeçari pasi goditi me sende të forta administratorin te “Syri i Kaltër”

Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari…

LEXO ME SHUME