Categories Kulture

Autoportreti i Rafaelit në 3D, studiuesit: Mjeshtrit të Rilindjes nuk i ka pëlqyer hunda

Studiuesit në Roma kanë arritur të rindërtojnë fytyrën e mjeshtrit të madh të rilindjes, Rafaelit. Ata kanë arritur në përfundimin se piktori ka pasur një hundë më të mprehtë, por e ka rimodeluar në autoportretin e tij, pasi kërkonte përsosmëri në gjithçka.

Mjeshtrit të Rilindjes, Raphaelit, ndoshta nuk i ka pëlqyer hunda e tij. Për këtë arsye piktori, i cili kërkonte përsosmëri në gjithçka, mund ta ketë rimodeluar atë në autoportretin e tij apo edhe në vepra të tjera. Ky është përfundimi i studiuesve të Universitetit të Romës, të cilët rindërtuan në 3-D fytyrën e supozuar të mjeshtrit, bazuar mbi eshtrat, që besohet të jenë të tij, të zhvarrosura në vitin 1833.

“Ai me siguri e beri hundën e tij të dukej më e rafinuar,” tha Profesor Mattia Falconi, një biolog molekular në kampusin e universitetit Tor Vergata. “Hunda e tij ishte, le të themi, pak më e spikatur.” Raphael vdiq në Romë në 1520 në moshën 37 vjeçare, me shumë mundësi nga pneumonia ose ndoshta nga sifilisi, dhe u varros në Panteonin e Romës ashtu si dëshironte. Autoportreti i tij i famshëm u bë rreth 15 vjet më parë, kur ai ishte në fillim të 20-tëve dhe pa mjekër.

Falconi, së bashku me antropologët mjekoligjorë dhe ekspertë të tjerë, rikonstruktuan fytyrën me teknikat e përdorura nga hetuesit e kriminalistikës, siç janë shtresimi i indeve nga pikat referuese të kafkës. Për shekuj ka spekulime se eshtrat e zhvarrosura në 1833 dhe të rivarrosura në një kriptim mund të mos ishin Raphael sepse disa nga studentët e tij u varrosën më vonë pranë tij. Por shkencëtarët e Universitetit të Romës që autorizuan rindërtimin besojnë se studimi vërteton në masën 85 përqind, se kafka është e Raphael për shkak të ngjashmërive me pjesën më të madhe të fytyrës së artistit siç përshkruhet nga bashkëkohësit e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME