Categories Lajme

“Autorët ishin në këmbë, kanë qëlluar rreth 20 herë”, flet i afërmi i Gentian Bejtjas, deri më tani 10 të shoqëruar

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e kryer një ditë më parë në Krujë ndaj banesës së Gentian Bejtjas ku si pasojë ka humbur jetën kunati I tij Ramazan Sino 29 vjeç dhe janë plagosur dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 10 vjeç.

ABC News raporton se një nga të afërmit e Gentianit ka pohuar se për shkak të errësirës ka mundur që të shikojë vetëm hijet e autorëve të cilët ndodheshin në këmbë pasi makinën e kishin parkuar në rrugë.

Sipas tij, pasi ka dëgjuar rreth 20 të shtëna arme, autorët janë larguar për disa metra dhe kanë qëlluar sërish në drejtim të banesës së Bejtjes për herë të dytë.

Ndërkohë mësohet se në lidhje me këtë ngjarje deri më tani janë shoqëruar për tu marrë në pyetje 10 person të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ndërkaq kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës së të hënës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas një person me precedent penal duke lënë të vdekur një 29 vjeçar që ishte kunat me Bejtjan.

Ndërkohë ky ishte atentati i tretë ku mendohet se ka shpëtuar Bejtja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME