Categories Lajme

Autori zbrazi armën ndaj biznesit në Shijak, plagosi rastësisht 36-vjeçarin dhe theu xhamat e urbanit

Breshëri plumbash janë zbrazur ditën e sotme ndaj një biznesi në Shijak, ku si pasojë ka mbetur i plagosur Enidor Dedja. Autori i kësaj ngjarjeje është identifikuar si Arber Hoxha, i cili është shpallur në kërkim.

36-vjeçari që u plagos sot në Shijak duket se nuk ishte shënjestra e vërtetë e autorit Arbër Hoxha, që qëlloi me breshëri plumbash drejt një biznesi që tregton aksesorë për automjete.

Një natë më parë, Hoxha ka pasur një sherr fizik në Durrës me një nga dy vëllezërit Domi, pronarë të subjektit tregtar dhe sot kishte ardhur “për t’u sqaruar” me armë. Nga të dyja palët, ka pasur shkëmbim zjarri.

Mes të shtënave me armë, Enidor Dedja mbeti i plagosur, pasi një plumb e kapi në këmbë.

Plumbat e shkrepur në drejtim të biznesit, kanë kapur edhe xhamin e një urbani që ndodhej i ndaluar dhe pa njerëz brenda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME