Categories Lajme

U largua gjatë kontrollit të dokumentacioneve të automjetit të tij, ndëshkohet me gjobë 28-vjeçari në Fier

Fier, U largua gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ndëshkohet me masë administrative 70 000 lekë dhe procedohet penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë, 28-vjeçari.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”, pa targa, që drejtohej nga shtetasi A. A., 28 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ky shtetas është larguar. Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Policisë të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, ai u ndëshkua me masë administrative 70 000 lekë, për shkelje të neneve 93, 99, 190 dhe 191 të Kodit Rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter, Pësoi goditje në tru në tragetin e linjës Greqi-Ankona

Një 49-vjeçare shqiptare është evakuuar me urgjencë me helikopter, pasi pësoi një goditje ishemike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME