Categories Lajme

Autoriteti Portual italian: Nuk është anuluar asnjë udhëtim me traget drejt Shqipërisë dhe anasjelltas

Me gjithë paralajmërimet për motin e keq e detin e trazuar deri më tani nuk është anuluar asnjë udhëtim me tragetet e linjës nga Italia në Shqipëri e anasjelltas. Në portalin e Autoritetit të Sistemit Portual Italian konfirmohet se mëngjesin e datës 6 janar 2020 në portin e Barit në orën 7 të mëngjesit ka mbërritur nga Durrësi anija AF Francesca dhe në orën 8.00 ka mbërritur po nga Durrësi në Bari anija Rigel II.

Gjithashtu në orën 12.41 të datës 6 janar është nisur nga Porti i Barit drejt Durrësit anija AF, Francesca dhe në orën 23.00 deri më tani është konfirmuar nisja e tragetit RIGEL II nga Bari drejt Durrësit. Asnjë anulim apo vonesë në nisje nuk është regjistruar dhe në portin e Brindizit. Anija ST.Damian e nisur sot më datë 6 janar nga Porti i Vlorës, pritet të mbërrijë në Brindizi në orarin e përcaktuar ora 20.00.

Po ashtu nuk ka vonesa dhe në mbërritjen nga Vlora në Brindizi i anijes Prince. Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të fluksit të udhëtarëve në portet lidhëse mes Shqipërisë e Italisë. Shumica e tyre janë emigrantë që janë kthyer për t’i kaluar pushimet pranë familjeve të tyre në Shqipëri.

Fakti se deri më tani nuk ka anulime e vonesa në lëvizjen e trageteve është një lajm i  mirë për ta, duke u lejuar të rikthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pa vonesat e paparashikueshme. Ndërkohë janë pezulluar gjatë ditës së sotme udhëtimet me tragetet e linjës e aliskafët që lidhin ishujt Eolie në Siçili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME