Categories Politike

Mbretëria e Bashkuar nuk do të mbështesë bombardimet amerikane të vendeve kulturore iraniane

Sekretari i Jashtëm Britanik, Dominic Raab në një deklaratë për mediat tha se shënjestrimi i vendeve kulturore në Iran nga Amerika shkel konventat ndërkombëtare të luftës, duke bërë një qortim të nënkuptuar ndaj kërcënimit të Trump për të bombarduar vendet e trashëgimisë së mbrojtur kulturore në Iran.

Dominic Raab: “Ne jemi shumë të qartë që vendet kulturore mbrohen nga ligji ndërkombëtar dhe ne do të presim që ato të respektohen.” Ministri i lartë britanik foli pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se ai do të bombardonte 52 vende kulturore iraniane nëse Irani do të hakmerret për vrasjen e gjeneralit Qassem Suleimani, disa prej tyre në një nivel shumë të lartë dhe të rëndësishëm për Iranin dhe kulturën iraniane. Në deklaratën e tij Trump nënvizoi se numri i vendeve të zgjedhura 52, përputhet me numrin e pengjeve amerikane të mbajtur nga Irani në 1979, kur një grup diplomatësh dhe qytetarë amerikanë u arrestuan për 444 ditë në Teheran.  Pavarësisht reagimeve që mori, Trump e përsëriti prap kërcënimin të dielën.

Donald Trump: “Ata lejohen të vrasin njerëzit tanë, ata lejohen të torturojnë dhe të sakatojnë popullin tonë, atyre u lejohet të përdorin bomba në rrugë dhe të hedhin në erë njerëzit tanë, dhe ne nuk lejohemi të prekim vendet e tyre kulturore? Nuk funksionon kështu.” Raab foli menjëherë pas një takimi të ministrave të lartë britanik, të kryesuar nga kryeministri, Boris Johnson, për të diskutuar krizën e Iranit. /Ora News.tv/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME