Tensionet mes Rusisë dhe vendeve Perëndimore vijojnë, dhe u rritën më shumë pas stërvitjes së fundit në Detin e Zi. Kujtojmë se përballë flotës perëndimore është vendosur ajo ruse.
Po ashtu, Rusia ka testuar edhe raketat hipersonike, një ndër prodhimet më të fundit të vendit.
Mediat shkruajnë se kriza arriti kulmin në momentin kur avionet dhe anijiet ruse kërcënuan hapur destrojerin britanik “HMS Defender” duke hedhur madje edhe bomba në itinerarin e tij, gjë që shkaktoi reagimin e fortë të Britanisë së Madhe si edhe NATO-s.
