Categories Lajme

Nis aksioni për lirimin e plazheve/ Sekuestrohen çadra e shezlongë në Durrës, Vlorë dhe Velipojë

Lirimi i hapësirave publike në plazhe, policia e Shtetit nis aksionin në bashkëpunim me policinë bashkiake të Durrësit. Të organizuar në dy grupe pune, aksioni ka nisur nga Ura e dajlanit dhe te Përroi i Agait, pranë Shkëmbit të Kavajës. Deri tani janë verifikuar 3 subjekte që shfrytëzonin pa leje brezin ranor në Durrës.

Këtyre subjekteve po u sekuestrohen çadrat e shezlongët. Aksioni policor për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Durrësit vjen një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama. Gjatë konferencës së djeshme, Rama  lajmeroj do të ketë forca policie që do të konfiskojnë çdo objekt nëse bizneset nuk i kanë dokumentacionet në rregull.

“Një gjë është e padiskutueshme ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir  ose pahir. Dua t’i bëj thirrje të gjithë atyre që s’janë në rregull më dokumentacionin meqë kanë operuar me teorinë e faktit të kryer që të largohen nga sipërfaqet që s’u takojnë me ligj e me rregull policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë çdo çadër, shezlong apo çdo strukturë tjetër.

Subjektet private duhet të jenë të përfshira në garantimin e sezonit turistik. Është shumë e qartë nga pikëpamja financiare se kjo skemë e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura dhe më shumë hapësira për qytetarët  që nuk duan të jenë pjesë e hapësirave që nuk administrohen nga privati. Subjektet që nuk janë aty ku janë vendosur duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin edhe atë bazë material që kanë siguruar për biznesin e tyre sepse do t’u merret e s’do t’u jepet më”, tha Rama.

Aksioni policor në Velipojë, Edhe në plazhin e Velipojës, policia e Shkodrës së bashku me përfaqësues të pushtetit vendor, dolën sot për verifikimin e lejeve për hapësirën e shezlongëve.

Hapësira e plazhit u bë shkak i v rasjes së katër personave në Velipojë, mesnatën e 27 qershorit. Biznesmeni Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit  Xhovani Gocaj, dhe Edmond Gocaj dhe punonjësi i hotelit, 20-vjeçari që sapo kishte nisur punën, Myzerim Zeneli.

Aksioni policor në Shëngjin, Deri më tani, në Shëngjin nuk janë gjetur shkelje. Kanë qenë vetëm dy subjekte pa leje, të cilët i kanë hequr vetë shezlongët nga rëra.

Aksioni policor në Vlorë, Nga puna për lirimin e plazheve publikë në Vlorë, drejtoresha e aseteve publike, Sonel Haxhiraj tha se deri tani janë miratuar paraprakisht 153 subjekte.

“Pasi marrin miratimin në parim, nga GTSHA pranë Ministrisë së Turizmit, subjektet duhet të drejtohen pranë drejtorisë Vlorë, me mandat pagesën. Më pas, do të njoftohen nga agjencia kombëtare e bregdetit për të dorëzuar këto dokumente, së bashku me kontratën e vëzhguesit të plazhit për të përfunduar procedurën e lidhjes së kontratës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME