Categories Lajme

Avioni i rrëzuar në Vermosh, dalin detajet

Në avionin e rrëzuar tre javë më parë në zonën e Vermoshit udhëtonin dy shqiptarë, zbulojnë autoritetet pasi kanë bërë ADN në gjurmët e gishtërinjve të lëna në avionin sportiv.  Hetuesit vijojnë të dyshojnë se përmes avionit po transportohej sasi e madhe droge, që solli dhe rënien e tij. Autoritetet kanë arritur të zbulojnë se kush ndodhej në avionin sportiv që u rrëzua tre javë më parë në zonën e Kelmendit të Malësisë së Madhe.

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor, por nga ekspertiza dhe përgjigjja e ADN-së nga shenjat e gishtërinjve në avion,  mësohet se bëhet fjalë për 2 shqiptarë.  Hetuesit po punojnë edhe për identifikimin e personave që i ndihmuan të largohen pas rrëzimit të avionit në Vermosh me një makinë fuoristradë të bardhë, siç dëshmuan banorët e zonës.

Dyshohet se avioni përdorej për transport droge dhe rënia ka qenë nga mbipesha. Një tjetër pistë në të cilën po hetohet është edhe ajo e lëndës narkotike që u kap në Mal të Zi pak ditë pas rrëzimit të avionit, por burime nga grupi hetimor thonë se akoma nuk janë gjetur prova të lidhin dy rastet me njëra-tjetrën. Avioni i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi u rrëzua në Vermosh në orët e mëngjesit të 4 tetorit, 200 metra pa kaluar kufirin drejt Malit të Zi. Tentoi të ngrihej sërish pas 30 minutash, por më pas u përplas me një pemë pishe ku dhe pësoi defekte në strukturë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME