Categories Lajme

Sekuestrohen 60 kg kanabis në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar mesditën e sotme 7 persona, të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Sipas raportimeve janë sekuestruar 60 kg kanabis. Mes të arrestuarve bëhet me dije se janë katër gra. Arrestimet janë kryer në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar ‘Hamili’, dyke goditur dy raste, një për prodhim dhe shitje, dhe një për kultivim të narkotikëve.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Hamil, në stallën në pronësi të Altin Hebejas, janë gjetur saktësisht 60.4 kg kanabis si dhe në tokën e tij të mbjellë me misër u gjetën të kultivuara bimë kanabisi. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” Altin Hebeja, 42 vjeç, banues në Hamil. Për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim u arrestuan personat me inicialet Z. K., 36 vjeç, A. K., 24 vjeçe, F. K., 38 vjeçe, H. K., 60 vjeçe dhe F. K., 34 vjeçe, banues në fshatin Baltëz, të cilët u gjetën në stallën e Altin Hebjas, duke kryer procesin e tharjes së bimëve narkotike.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, kryeplaku i fshatit Hamil, Sinan Hebeja, 56 vjeç. Gjatë kontrollit të territorit, po në këtë fshat, në tokën e mbjellë me misër të Erjon Hebejas, 39 vjeç, u gjetën të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë 39-vjeçari Erjon Hebeja, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME