Categories Lajme

Avioni luftarak amerikan furnizohet në ajër me dron

Ka ndodhur për herë të parë në histori, furnizimi në ajër të një avioni luftarak nga një dron. Mediat bëjnë me dije se kjo bëhet fjalë për ushtrinë amerikane, që në një bashkëpunim me Boeing, ia dolën me sukses.

Mediat ndërkombëtare shkruajën se misioni tregoi se një avion cisternë pa pilot mund të kryente me sukses rimbushjen në ajër me karburant, duke lejuar kështu që të rritet ndjeshëm aftësia e avionëve luftarakë për të qëndruar në fluturim. Gjatë testit, një Super Hornet iu afrua dronit MQ-25 T1 të prodhuar nga Boeing.

Ndërkohë, qëllimi i kësaj prove ishte të shihej sa mund të realizohej një fluturim i qëndrueshëm kaq pranë avionëve. MQ 25-sa kontrollohej nga një ekip në tokë. Super Hornet u afrua në distancën e parashikuar dhe gjithçka shkoi mirë, duke rezultuar me lidhjen që siguroi furnizimin e kryer për të parën herë në kushte të tilla.

Fillimisht testi u krye pa kalim karburanti, vetëm për të parë nëse ishte e sigurt të realizohej diçka e tillë, dhe më pas erdhi prova e vërtetë. E gjithë kjo ndodhi në mbi 3000 metra lartësi, kur mjetet po fluturonin me një shpejtësi të kontrolluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME