Categories Lajme

Bërnabiç flet pas përplasjes me Kurtin: E mori përgjigjen që meritonte

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç është e ka cilësuar Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë si më të vështirë nga ç’e priste.

Ajo është shprehur se ishte më shumë një hyrje në ngjarjet e ardhshme, duke përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sesa diskutim për çështjet rajonale. Kryeministrja serbe foli me theks të veçantë për përplasjen që pati me Kurtin.  Bërnabiç u tha gazetarëve se ajo u përpoq të përqendrohej në rezultate të mira dhe bashkëpunim në rajon dhe se “dikush tjetër” (duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt) e transferoi bisedën në fushën e politikës.

“Por nëse doni të flisni për politikë, atëherë ne jemi këtu për të thënë faktet, por gjithashtu se bashkëpunimi është i rëndësishëm”, tha ajo.

Përveç saj dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, kryeministri shqiptar Edi Rama gjithashtu morën pjesë në Samit. E pyetur nëse pati mundësi të fliste me kryeministrin e Kosovës, Bërnabiç tha se Kurti  e provokoi.

“Unë mendoj se kishte provokime dhe idetë e tij rreth asaj se si duhet të duket bashkëpunimi rajonal, por unë mendoj se ai mori një përgjigje adekuate dhe situatën faktike.”

Kur u pyet se cilat ishin ato ide dhe cila ishte përgjigjja, kryeministrja serbe tha se nuk ishte e sigurt se sa mund të fliste për këtë, “sepse gjithçka po ndodhte pas dyerve të mbyllura.”

“Ai foli për mënyrën se si nuk është më e mundur të bashkëpunosh kështu por në një format tjetër në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë.” “Serbia është shtet sovran, Kosova jo, dhe është më mirë të lihen gjëra të tilla për dialog”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME