Categories Lajme

Avioni që ishte nisur drejt Veronës bën ulje emergjente, Pasagjerët u ankuan se ndjenë erë të keqe

Një fluturim i British Airways për në Verona bëri ulje emergjente në London Heathrow, pasi pasagjerët u ankuan se ndjenin erë djegie dhe disa anëtarë të ekuipazhit filluan të mos ndiheshin mirë. Aeroplani Airbus A320-232, ishte nisur për në qytetin italian dhe u kthye përsëri në aeroportin e Londrës, pas asaj që linja ajrore e përshkroi si ”çeshtje teknike’‘ . Një dëshmitar shpërndau në rrjete sociale një video të makinave zjarrfikëse dhe automjeteve të tjera të urgjencës në aeroport pas kthimit të aeroplanit.

Megjithatë, kompania British Airways, iu drejtua udhëtarëve vetëm me një mesazh:

”Ne ju kërkojmë falje për vonesën e fluturimit tuaj. Na u desh të ktheheshim përsëri në Londër, për shkak të një çështje teknike. Siguria juaj është prioriteti jonë numër një dhe ne kurrë nuk do të vazhdonim një fluturim nëse nuk është e sigurt për ta bërë këtë. Tani jemi në proces të rregullimit të një avioni të ri në mënyrë që të jemi në gjendje t’ju çojmë në destinacionin tuaj.’’ Pasagjerët u transferuan nga Airbus A320, në një aeroplan tjetër të të njëjtit model për të vazhduar fluturimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME