Categories Bota

Avioni rrëzohet dhe bie mbi një shtëpi, biznesmeni, gruaja dhe djali humbin jetën

Një biznesmen amerikan, gruaja dhe djali i tyre kanë vdekur në një aksident ajror të shtunën në Detroid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Viktimat janë David S. Compo, Michele dhe djali Dawson.David Compo, i cili zotëronte avionin, ishte edhe pilot me përvojë. Aeroplani i vogël, prodhim i vitit 1964, u rrëzua gjysmë milje larg aeroportit të vendit.

Avioni u rrëzua mbi një shtëpi, brenda të cilës ndodheshin 5 anëtarë të një familje. Këta të fundit për fat të mirë mundën të dilnin dhe nuk kanë pësuar lëndime. Kurse shtëpia u përfshi nga flakët dhe ka pësuar dëmtime në të dy katet.

Një dëshmitar i tha policisë se kishte parë aeroplanin që të fluturonte në lartësi të ulët dhe nxirrte tym të bardhë. Nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit, megjithatë autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME