Categories Covid-19

Goditja e ekonomisë nga COVID-19 Bizneset drejt falimentimit, kërkojnë shpëtimin te qeveria

Rënie prodhimi, mbyllje biznesesh, rritje e papunësisë, ulje e ndjeshme e të ardhurave, më pak konsum…Efektet negative në ekonominë shqiptare si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 thellohen çdo ditë, teksa institucionet financiare ndërkombëtare, sikurse janë Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikojnë një recesion të fortë për vendin tonë që varion nga -7.5 deri në -9%. Sipas qeverisë rënia ekonomike do të jetë vetëm -6.1%, ndërkohë që në kushtet kur situata është e pastabilizuar dhe kriza nuk dihet se kur do të përfundojë, përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm kërkojnë mbështetjen e qeverisë, si e vetmja formë për të shpëtuar nga falimentimi. Megjithatë, pavarësisht këtyre kërkesave dhe treguesve të zymtë, një paketë e re ndihme duket se nuk është fare për diskutim në tryezën e ekzekutivit.

Më pak të ardhura e konsum Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për 10-mujorin u arkëtuan në total347.2 miliardë lekë apo 36.2 miliardë lekë më pak se 10-mujori i 2019-ës, teksa peshën më të madhe të humbjeve e mbajnë të ardhurat tatimore, me rreth 35 miliardë lekë në pak, krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit të kaluar. Nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar janë mbledhur 105, 6 miliardë lekë, me një rënie të konsiderueshme me 7.8 miliardë lekë, çka tregon pikërisht dobësimin e konsumit, por edhe tregtisë. TVSH-ja e arkëtuar nga tatimet, që është tregues direkt i konsumit vendas u realizua në masën 37 miliardë lekë apo 6.4% më pak se 10-mujori 2019, si dhe 9.2% më pak se plani i TVSH për t’u arkëtuar gjatë Janar-Tetor 2020. Ndërkohë, rënie kanë pësuar edhe ardhurat nga TVSH në import, ku për 10-mujorin doganat mblodhën 81 miliardë lekë apo 9% më pak se e njëjta periudhë e një viti më pare. Praktikisht, kërkesa e dobët vendase ka sjellë rënie të importeve të tatueshme, çka ka ndikuar direkt në uljen e arkëtimeve të TVSH-së në import.

Sa i takon tatimit mbi fitimin, sërish rezulton me rënie të ndjeshme me afro 7.2 miliardë lekë, ku u mblodhën në total 22.5 miliardë lekë, ndërsa nga tatimi mbi të ardhurat personale u mblodhën28.4 miliardë lekë, që duket se është zëri me më shumë humbje, me rreth 12.1 miliardë lekësh, për shkak të rritjes së papunësisë dhe rënies së të ardhurave të qytetarëve.

Turizmi “në agoni”

Sektori i turizmit, qëështë një nga më të rëndësishmit në ekonominë shqiptare, është nga më të goditurit. Masat e ndërmarra nga shtete të ndryshme në kufizimin e lëvizjeve të shtetasve, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19 ka ulur ndjeshëm hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë, duke impaktuar më së shumti pikërisht këtë sektor. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në muajin tetor hynë në territorin shqiptar 206.439 shtetas, duke shënuar një rënie me 46, 7%.

Ndërkohë, për 10-mujorin në total vendin tonë e kanë vizituar 2.328.641 të huaj apo 60, 2% më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Përgjatë dhjetë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 41, 6%, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90, 7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Impakti i Covid-19 ka qenëshumëi madh nësektorin e turizmit, aq mëtepër i kombinuar edhe me dëmet e tërmetit të26 nëntorit 2019”, thotëKlitonGërxhani, ngaShoqata Shqiptare e Tur-operatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA).

Përveç statistikave zyrtare që tregojnë për njëpërgjysmim tënumrit tëvizitorë ve, ne si ATOA kryem edhe një sondazh me mbi 40 tur-operatorë dhe agjenci turistike, që përbëjnë 21.5 % të tregut zyrtar prej 200 tur-operatorësh dhe agjenci turistike, nga i cili doli se gati 60% e tyre kishte bërëkëtëvit vetëm 0-10% të xhiros së2019”, shton ai. Rënia e aktivitetit është pasuar me largime nga puna, ndërkohë që një pjesë ebizneseve mund të mbijetojnë deri në fund të dhjetorit.

Mbi gjysma e punonjësve janë larguar tashmëdhe humbjet financiare janëshumëtëmëdha, ndërkohë që 40.5% e bizneseve mund të mbijetojnë deri në fund të 2020-ës”, bën me dije eksperti. Ndërkaq, edhe efekti në ekonominë e vendit është i konsiderueshëm. “Ne besojmëse do kemi vetëm rreth 20% tëtëardhurave tëvitit 2019 nëekonominëe vendit, ose e thënë ndryshe njëhumbje prej rreth 1.6 -1.8 miliardë euro (nga rreth 2.3 miliardë, që janëfutur në2019 prej turizmit nëekonomi”, shprehet Gërxhani.

Fasonët dhe prodhuesit shqiptarë Situata duket e njëjtë edhe në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Impakti i Covid-19 ka qenë më negativi i viteve të fundit. Në nivel monetar flitet për një rënie prej 127 milionë euro për periudhën janar-tetor, ndërsa punësimi ka pasur një rënie prej 20-22 mijë të punësuarish”, thotëpërfaqësuesi i ProEksportAlbania, FlorjanZekja. “Situata është mjaft dramatike dhe dinamike.

Ndryshon nga java në javë, si pozitivisht ashtu dhe negativisht. Pasiguria shtohet me mbylljen e tregjeve perëndimore për shkak tëmasave tërimbylljesqë kanë marrë shtetet për frenimin e përhapjes së COVID- 19”, shton ai. Ndërkaq, edhe sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra pohon se shumë biznese kanë ulur qepenat.

“Kemi kthimin në pasivitet të bizneseve sepse falimenti është një procedurë e gjatë. Të mos harrojmë që kemi 98% të biznesit SME (ndërmarrje të vogla e të mesme) që do të thotë se nuk e kanë në kulturën e tyre të shkojnë të bëjnë dokumentet, por thjesht e ul qepenin dhe e hap vetëm nëse ekonomia ristarton”, shprehet Shkodra. Po ashtu, ai shton se shumë ndërmarrje kanë ulur produktivitetin, çka është pasuar edhe me largime nga puna. “Nëse marrin në konsideratë tëpunësuarit formal, por edhe ata informalë aposezonalë, kemi një numër prej rreth 90 mijë të papunësh ekstra nga tëpunësuarit që ne paguajmë”, thotë Shkodra.

Paketat e ndihmës, jo efektive Me mbylljen e ekonomisë në muajin mars, qeveria ndërmori disa masa mbështetëse, por përfaqësuesit e biznesit thonë se në rastin më të mirë ato ishin të pjesshme, ndërsa në rastin më të keq nuk u përfitua aspak prej tyre. Sipas Gërxhanit, “paketat nuk ndihmuan pothuajse fare sepse ishin vetëm 2 (nga 4-5 qëdhanëvendet fqinje) dhe asnjëprej tyre nuk ishte specifike për turizmin”.

Edhe Shkodra thotë se “sipërmarrjet prodhuese përfituan shumë pak nga masat mbështetëse të qeverisë, qoftë me garancinë e parë qoftë garancinë e dytë sovrane, qoftë dhe me masat e tjera mbështetëse”.Në momentin e parë, me marrjen e masave shtrënguese problematikat që u shfaqën ishin të mëdha për të gjithë sektorët, qoftë me qarkullimin e mallrave dhe personave. Padyshim që sektori i prodhueseve është i lidhur me sektorin e mallrave, por edhe me sektorë të tjerë siçështë hoteleri-turizmi, sektori i ndërtimit, etj.

Ky sektor e përballoi situatën komplet i vetëm sepse e përballoi me rezervat e tij”, thotë Shkodra. Ndërkaq, sipas Zekjas “paketat mbështetëse të qeverisë ishin të pjesshme dhe shpeshherë të pa konsultuara me biznesin, gjë që të çon në mungesën e efikasitetit”.“Pozitive mund të përmend garancinë e parë sovrane, paketat financiare për rimarrjen në punë të punëtorëve apokompensimin direkt të biznesit për kostot e shtuara nga efekti ‘pandemi’ ( 2000 lekë në muaj për periudhën nëntor-dhjetor )”, thotëZekja.

Por, efekt negativ apo asnjë ndikim patën garancia e dytë sovrane ku nuk aplikoi pothuajse asnjë biznes fason dhe paga e luftës prej 40.000 lekë, e cila e dhënë pa kriter nuk ndikoi në konsumin e përgjithshëm si dhe nxiti dembelizmin”, shton ai.

Nevoja emergjente për ndërhyrje Përfaqësuesit e bizneseve thonë se në kushtet aktuale mbështetja te “rezervat” e veta është e vështirë, në një kohë që edhe situata me pandeminëështë dinamike. Sipas Shkodrës, “sektori tashmëështë në situatën ku prodhuesit nuk kanë mëçfarë të përdorin, por kanë filluar të ulin edhe mëshumë vendet e punës, të ulin produktivitetin dhe natyrisht do të ketë edhe ulje të kontributit në të ardhura tatimore”. Në të njëjtën linjëështë edhe Gërxhani që thotë se “rimëkëmbja me të ardhurat e vetë bizneseve ”është shumë e vështirëdhe kjo do tëvaret nga koha se kur do rifillojë aktiviteti, gjë e cila akoma nuk dihet”.

Ndërkaq, në sektorin fason, për momentin ato që po vijnë me shumicë janë kontratat për produktet sanitare dhe spitalore, ndërsa sektori i modës dhe veshjeve të punës ka pasur rënie të theksuar. “Disa marka shumë të njohura nuk po përgatiten me kampionarë (prototipe) për sfilatat e ardhshme si pasojë e rimbylljes. Në këto kushte për biznesin fason është e pamundur të ringrihet me forcat e veta pa ndërhyrjen e qeverisë me paketa ndihmëse për të shfrytëzuar të paktën ofertat e muajve të fundit”, thotëZekja.“

Flitet për investime të konsiderueshme në rinovimin, automatizimin e teknologjisë si dhe diversifikimin për të prodhuar veshjet sanitare”, shton ai. Për këtë arsye, Shoqata ProEksportAlbaniapo përgatit një paketë mbështetjeje financiare afatshkurtër për situatën e Pandemisë si dhe afatgjatë për të mbyllur ciklin Made in Albania” për t’ia paraqitur Ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, EduardShalsi. “Po kryhet një anketim me të gjithë anëtarësinë për të nxjerrë koston financiare të kësaj pakete”, bën me dije Zekja.

Edhe Shkodra kërkon ndërhyrjen e qeverisë për përballimin e situatës. “Së pari qeveria duhet të ulet në dialog, pra t’i kthehen tryezës së dialogut. E dyta, të kthejnë vëmendjen nga prodhimi vendas, për ta konsideruar atë si një nga instrumentet më të rëndësishme për përballimin e sfidave të ardhshme, qoftënga një mbyllje e dytë, qoftë nga një ngadalësim i ekonomisë”, thotë ai.

Ndërkohë që, edhe ATOA i ka dërguar zyrtarisht një letër qeverisë me propozimet për trajtimin specifik të grupimit të tur-operatoreve, agjencive turistike, guidave dhe transportit turistik, si pjesa më e goditur e sektorit të turizmit në vend. “Ne kërkojmëqë paketa e ripunësimit të shtrihet deri në datën 30 Shtator 2020 për punonjësit e larguar pasi efektet e pandemisë vazhdojnë të ndihen deri më sot si dhe mbështetje për punonjësit e mbajtur në punë nga bizneset tur-operatorë, agjencitë turistike, guidat dhe transporti turistik, pasi është hera e dytë që pikërisht ky grupim punonjësish i mbajtur me shumë sakrificë në punë nga ana jonë, nuk përfshihet në skemat mbështetëse të qeverisë”, shpjegon Gërxhani.

Gjithashtu, kërkohet mbështetja me grante për kategoritë e mësipërme, skemë që është ndjekur edhe nga shumë vende fqinje. Ndërkaq, sipas sondazhit të kryer nga ATOA, “37% e bizneseve u përgjigjen qe duan mbështetje për rroga dhe siguracione të punonjësve ekzistues, rreth 24% kërkojnë mbështetje me grante, dhe 20% kërkojnë mbështetje për pagesën e qirave të zyrave”. Sipas Shkodrës “nëse do të vazhdohet me këtë lloj neglizhence numri i të papunëve do të rritet sepse do të vazhdojë të ulet produktiviteti”.

Natyrisht, që gjithë ky moskonsiderim dhe mospasje e një strategjie të qartë sesi ne jo vetëm do të përballojmë pandeminë, por sesi do e ristartojmë ekonominë do çojë në rritjen e evazionit fiskal, në rritjen e informalitetit, rritje të papunësisë”, thotë Shkodra. “Njerëzitnuk kanë më besim te politikat shtetërore, por bazohen në politika të tjera që mund të jenë pjesë e informalitetit: informaliteti kriminal, por edhe informaliteti abuziv”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME