Categories Lajme

Avokatët e Berishës mbërrijnë në GJKKO, kërkohet sërish përjashtimi i Irena Gjokës

Këtë të shtunë, në orën 12:00, pritet të mbahet seanca e radhës për masën e arrestit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Në GJKKO ka mbërritur tashmë avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Avokatët e Berishës kanë dorëzuar nëpërmjet postës kërkesën për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët pretendojnë se kanë dorëzuar kërkesën mesditën e së premtes në 15:30, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kërkesa do të merret parasysh nga gjyqtarja Gjoka

Prokuroria e Posaçme ka marrë autorizim nga Kuvendi për masën e arrestit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen Partizani, nga detyrim paraqitje që ai nuk e respektoi, në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Ish kryeminstri, Sali Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shndërrimi i qeverisjes në një “mbretëri kryeministrore” që ushqen varfërinë dhe largimin e popullsisë.

Ish-ministri i financave, Arben Malaj, ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm në tregun e Vlorës/ Çmimet “fluturojnë” nën petkun e naftës: Qytetarët në udhëkryq, tregtarët drejt falimentimit Efekti zinxhir i shtrenjtimit të naftës ka goditur rëndë tryezat e vlonjatëve.

Një vëzhgim i Vlora News në tregun e fruta-perimeve dëshmon një realitet të dhimbshëm: rritja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari…

LEXO ME SHUME