Categories Lajme

Avokatja i kërkoi të mos e përdorë intervistën me vajzën për klikim mediatik, reagon menjëherë Arbana Osmani

Avokatja dhe aktivistja, Brizida Gjikondi i ka kërkuar Arbana Osmanit të mos e bëjë publike historinë e vajzës që është abu zuar se ksualisht në moshën 12-vjeçare nga roja i jetimores. Në një reagim publik, Gjikondi praktikisht i lutet moderatores që të mos e shndërrojë tra gjedinë e femrës shqiptare në “një klikim sipërfaqësor mediatik”, por në vend të saj t’i bashkohet protestës së sotme për fëmijërinë e vj edhur të vajzave shqiptare:

“Të lutem Arbana, mos e shndrro tr agjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tr agjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në cdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës”.

Pas kësaj kërkese, ka reaguar edhe Arbana e cila shprehet se publikimi i intervistës ishte kërkesë absolute e vetë vajzës për t’iu dhënë guxim të tjera vi ktimave që janë përballur me të njëjtat tr agjedi si ajo.

Moderatorja shprehet se është e padrejtë t’u mb yllësh gojën vajzave që nuk kanë gjetur mbështetje në asnjë institucion dhe që e vetmja që mund ta dëgjojë e ta përcjellë mesazhin e saj është media.

Të shtunën më 6 qershor tek “Dua të të bëj të lumtur” një vajzë do të rrëfejë për herë të parë në një studio televizive se si është abu zuar që në moshën 12-vjeçare nga roja e Jetimores së Shkodrës. Moderatorja tregoi pak ditë më parë se edhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abu zuar me të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME