Categories Lajme

Azilkërkuesit, revista franceze për Shqipërinë: Shtet i dështuar!

Numri gjithnjë e në rritje i azilkërkuesve shqiptarë është shndërruar në një dosje të nxehtë për administratën franceze. Që me liberalizimin e vizave dhe më pas me ardhjen e socialistëve në pushtet shifrat janë bërë alarmante. Prej vitit 2011 numri ka shkuar nga 339 kërkesa në vit, në 9251 që u regjistruan në 2019.

Pikërisht për këtë revista e përjavshme franceze “Marianne” e javës së fundit, i ka kushtuar një shkrim 3 faqësh këtij fenomni. “Deri në 2015 kërkesat qëndruan poshtë tavanit të 3000, pastaj u rritën me 5172, në 2016, 8351 në 2017 duke e venosur Shqipërinë në krye të shteteve azilkërkuese”, shkruan e përjavshmja franceze.

Krahas shkaqeve si arsyet për të marrë një shërbim shëndetësor më të mirë, apo për ti shpëtuar hakmarrjes, “Marianne” i referohet edhe shkaqeve që lidhen me gjendjen e vendit tonë. “Ngritja e numrit të azilkërkueseve shqiptarë në këtë nivel shpjegohet me depresionin social dhe ekonomik që po kalon vendi”, thuhet në një raport të cituar të Gjykatës kombëtare të së drejtës së azilit.

Një tjetër arsye që përmend revista citohet edhe në një raport të Ministrisë franceze të Ekonomisë dhe Financave të marsit 2018, ku Shqipëria përshkruhet si një vend “I penalizuar nga korrupsioni, me një kriminalitet të madh dhe ku shteti ligjor nuk funksionon”.

Pikërisht për këtë, ndonëse që prej vitit 2015 Franca na ka renditur mes “vendeve të sigurta”, pra që nuk përfitojnë azil, kërkuesit nga Shqipëria kanë qenë në qëndër të vëmendjes së Parisit. Ish ministri i brendëshëm i sapo zgjedhur nga presidenti Macron, Gerard Collomb erdhi në dhjetor 2017 në Tiranë (foto poshte) për të ushtruar presion për këtë çështje. Edhe ish kryeministri francez Eduart Philipe në një intervistë të gjatë në shtypin francez tetorin e shkuar u zotua piblikisht për uljen e këtij fluksi emigrator, ndërkohë që parlamenti francez organizoi një debat për rregullimin e këtij emigrimi të nisur nga rastet e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Po përse për një vend të madh si Franca përbën problem një numër më i vogël se 10 mijë azilkërkues në vit? Pse problemi merr këto përmasa kur vëtëm 6% e kërkesave të bëra nga shqiptarët miratohen, ndërkohë që Franca e ka 40 % numrin e miratimeve për të gjitha vendet? Për këtë revista citon Pierre Henrry, ish drejtor i shoqatës “Franca tokë azilantësh”. Ai shpjegon se emigrantët shqiptarë kërkojnë azil familjarisht dhe sipas ligjit francez ata duhet të strehohen në qëndra pritëse. Por ndërsa në to vendet janë të pakta kjo krijon një shqetësim për administratën deri sa ti kthejë mrapsht në vendin e tyre azilkërkuesit. Një arsye tjetër është se këta azilkërkues shpesh janë viktima të bandave kriminale shqiptare. Artikull i Marianne, pershtati Lapsi.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME