Categories Lajme

Ba nda e Niklës po lan hesapet, si u v*a halla dhe shpëtoi nipi!

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së shtunës së fshatin Zezë të Krujës ku mbeti e vrarë 50-vjeçarja Shpresa Basha (Haka). Shënjestra e atentatit ishte nipi i viktimës, Mariglen Haka. Mësohet se ai ka dalë në derën e shtëpisë pasi ka dëgjuar zhurma. Në këtë moment, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij. Fatkeqësisht pas tij kishte dalë edhe halla, Shpresa Basha. Në vendngjarje janë gjetur rreth 200 gëzhoja plumbash dhe ende nuk është përcaktuar se sa armë kanë qëlluar.

Dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë nga Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Mariglen Haka është pjesë e grupit të Niklës, i arrestuar më 12 shtator të vitit 2018. Në prill të këtij viti Gjykata e Krujës ka dënuar me 1.6 vite burg Mariglen Hakën. Pjesë e këtij grupi ishte edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili ishte dënuar me 1 vit burgim.

Haka është shoqëruar në vitin 2011 si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Bledi Zeneli alias Nadien Zeneli ish-dhëndër i Hakajve.  Zeneli u akuzua nga Hakat se ai ka vrarë Roland Haka në në vitin 2004 në parkingun e një restoranti në rrugën kryesore në Fushë Krujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME