Categories Lajme

Baba Mondi “bekon” punimet e shtëpisë-muze të Dritëro Agollit: Një personalitet i madh i kombit shqiptar, frymëzoi shumë njerëz

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do të ruajë përjetësisht kujtimin dhe trashëgiminë e një prej figurave më të ndritura të letërsisë shqipe. Ky projekt kulturor, përtej simbolikës, është një akt konkret vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të Agollit në letrat shqipe dhe një hap përpara në përçimin e këtyre vlerave tek brezat e rinj.

Në ritin e kurbanit në themele të muzeut morën edhe kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj – Baba Mondi – dhe Elona Agolli, vajza e shkrimtarit.

“Dritëroi është një nga figurat e kombit shqiptar, ka lënë një vepër të shkëlqyer, ku ka frymëzuar shumë shqiptarë për të përballuar vështirësitë. Falënderoj familjen, arkitektin dhe të gjithë dashamirësit e tij që po bëjnë këtë muze, për këtë figurë kaq madhe të Shqipërisë. Ishte një personalitet i madh. Zoti na nderoftë të gjithëve, Amin!” – u shpreh Baba Mondi.

Ndërsa Elona Agolli, me emocion dhe përulësi, solli për të pranishmit copëza nga jeta personale e të atit, duke e rikujtuar jo vetëm si një kolos të letrave, por si një baba.

“Jam e nderuar që marr pjesë në ritin e kurbanit, një rit bektashian. Edhe rrënjët e familjes sime i përkasin këtij besimi, por edhe moralit bektashian. Gjyshërit e Dritëroit dhe gjyshi im, Rizai, i përkisnin besimit bektashi. Përherë në familjen e tim eti këndoheshin këngët e bektashizmit, recitohej Abaz Aliu i Naim Frashërit. Jam e lumtur, pasi me realizimin, bërjen realitet të muzeut për Dritëro Agollin në fshatin e tij të lindjes, do të ketë një mundësi dhe hapësirë të posaçme dedikuar traditave të familjes bektashiane, historisë familjare të shkrimtarit” – u shpreh Elona Agolli, vajza e Dritëroit.

Shtëpia-Muze e Dritëro Agollit do të jetë një qendër kulturore e gjallë ku do të ekspozohen dorëshkrime, objekte personale, fotografi dhe dokumente arkivore. Ajo synon të bëhet një pikë referimi për çdo vizitor dhe të ri që dëshiron të njohë nga afër jetën dhe veprën e këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME