Categories Lajme

Babai beqar adopton vajzën me sindromën Down që u refuzua nga 20 familje

Fati i një vajze të re ka ndryshuar pasi ajo u refuzua së pari nga nëna e saj dhe më pas nga 20-të familje potenciale për birësim.

Historia e udhëtimit të Luca Trapanese për të adoptuar Alba-n, ka thyer rekorde në botën e mediave për disa arsye, kryesorja e të cilave mund të jetë fakti që shërbimet shoqërore shpesh nuk i japin kujdestari një burri të vetëm, e sidomos kur ai është homoseksual. Sidoqoftë, ata bënë një përjashtim në rastin e Lucës. Sipas BBC, 41-vjeçari italian Luca publikoi një libër ku ai rrëfen udhëtimin e tij për tu bërë babai i Alba-s, një vajzë me sindromën Down, transmeton KultPlus.

Gjatë një interviste në radio, Trapanese shpjegoi se çështja e tij është e veçantë, sepse “shkatërron stereotipet për atësinë, fenë dhe familjen”. Në Itali, birësimet për prindërit homoseksualë dhe beqarë kanë qenë tradicionalisht një çështje e ndërlikuar. Luca e adoptoi Alba-n, kur ajo ishte vetëm 13 ditë dhe tashmë ishte kaluar nga 20 familje për shkak të gjendjes së saj.

Vetë Luca kishte punuar në një mori qendrash të kujdesit për njerëzit me nevoja të veçanta, dhe gjithmonë dëshironte të bëhej baba.

Kjo ishte arsyeja pse, pavarësisht se nuk kishte partner, ai vendosi të vazhdojë përpara me adoptimin e Alba-s, e cila tani gëzon një shtëpi të lumtur me babanë e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME