Ka humbur jetën një foshnje 11-muajshe, pasi babai i tij ‘mo.nstër’, e hodhi nga ura, në qytetin e Manchesterit në Angli. Babai ‘mo.nstër’ është identifikuar si Zak Bennett-Eko, i cili është ar.restuar për v.rasjen e djalit të tij, menjëherë pasi dëshmitarët e rastit panë se si burri e hodhi fëmijën nga ura.
Dëshmitarët kanë shtuar se më pas, babai i fëmijës shkoi në një bar të afërt dhe porositi diçka për të pirë. Foshnja është nxjerrë nga lumi nga forcat zjarrfikëse dhe u dërgua në spital. Por fatkeqësisht ai ndërroi jetë pak çaste më vonë.
Mamaja e foshnjës, Emma Blood, shpërndau një postim të ndjerë në rrjetin social “Facebook”, ku thoshte se pasi mori vesh lajmin, do të donte të kishte ndërruar jetë, ajo vetë. “Humba fëmijën sot, botën, zemrën, shpirtin tim”, shkroi 22-vjeçarja ndër të tjera në postimin e saj. Ndërkohë thuhet se Zak doli së bashku me të birin për të blerë qumësht, u vonua disa orë dhe vetëm në mbrëmje vonë, Emma u lajmërua se i biri kishte v.de.kur.