Categories Politike

Merkel, asnjë premtim Ramës: Për negociatat vendos Bundestagu, në fund të shtatorit

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka reaguar pas takimi që pati me kryeministrin Edi Rama, sot në Berlin. Në një njoftim zyrtar, zyra e Merkel shkruan se bisedimet mes saj dhe Ramës u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale.

Në njoftimin zyrtar shkruhet se do të jetë Bundestagu (Parlamenti) gjerman ai që do të marrë një vendim në fund të shtatorit, për hapjen ose jo të negociatave. “Në fund të shtatorit, Bundestag do të vendosë nëse Kancelarja Angela Merkel do bjerë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë në samitin e BE në mesin e tetorit”,- thuhet në deklaratën zyrtare.

Njoftimi thekson se 55-vjeçari Edi Rama ka në detyrën e kryeministrit që nga viti 2013 dhe është pritur me ceremoni ushtarake. Gjithashtu, ndryshe nga herët e tjera, deklarata thekson se interesi i Gjermanisë në forcimin e demokracisë dhe kushte të qëndrueshme kushtetuese. Parimet bazë të demokracisë dhe respektimi i Kushtetutës kanë qenë çështjet bazë të krizës politike dhe votimeve të 30 qershorit në Shqipëri.

Njoftimi i plotë për mediat i Kencelares Gjermane:

“Kancelarja Angela Merkel priti të premten kryeministrin shqiptar Edi Rama në Kancelarinë Federale. Bisedimet e saj u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale. Rama u prit nga Merkel me nderime ushtarake. Në fund të shtatorit, Bundestag do të vendosë nëse Kancelarja Angela Merkel do bjerë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë në samitin e BE në mesin e tetorit. Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Gjatë Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Posen, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësisht vazhdimit të vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin.

Gjermania ka një interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshme, demokratike dhe kushtetuese në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformimit të saj. Më parë, Rama ishte në prill 2018 mysafir në Kancelarinë Federale për të diskutuar me kancelaren Merkel, ndër të tjera, gjendjen e afrimit të BE në Shqipëri. Gjithashtu gjatë një takimi të Ballkanit Perëndimor në Prill 2019 në Kancelarinë Federale u zhvillua një diskutim dypalësh midis dy krerëve të qeverive”,-shkruhet në faqen zyrtare të Kanclarles Angela Merkel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME