Categories Showbiz

Babai i David Beckham martohet me avokaten milionere në moshën 70-vjeçare

“Asnjëherë nuk është vonë për asgjë” dhe Ted Beckham e ka kuptuar plotësisht kuptimin e frazës. Babai i David Beckham u martua me të dashurën e tij 62-vjeçare, milioneren Hillary Meredith në moshën 70-vjeçare në një ceremoni private në Londër. Kjo është martesa e dytë e Ted Beckham, pasi ai u divorcua nga nëna e futbollistit, Sandra, në vitin 2002, pas 33 vitesh martesë.

Të dy janë takuar në vitin 2019, kur ajo punonte për veteranët e ushtrisë në Broughton House Veteran Care Villag , ndërsa në mars të vitit të kaluar vendosën të fejoheshin pavarësisht kushteve të vështira të vendosura nga karantina. Në njoftimin e fejesës së çiftit thuhej: “Ndërsa në botë po ndodhin gjëra shumë më të rëndësishme tani, ne jemi të emocionuar t’ju them se jemi të fejuar.

Qëndroni të sigurt, të gjithë.” Natyrisht që familja e famshme Beckham nuk do të mungonte në këtë event të lumtur. Në dasmën e tij morën pjesë David dhe Victoria Beckham, si dhe 3 nga 4 fëmijët e tyre. Romeo, Cruz dhe Harper. Djali i tyre i madh, Brooklyn, nuk ka mundur ta urojë gjyshin e tij, pasi ai aktualisht ndodhet në Amerikë. “Ishte një ceremoni shumë e ngushtë. Vetëm familja e tij dhe disa miq të mirë erdhën,” tha një burim i afërt me Ted Beckham për Daily Mail.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME