Categories Lajme

Operacioni “Alliasi”/ Vidhnin banesa dhe automjete arrestohen 3 të rinj në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vjedhje, kallëzim të rremë e moskallëzim krimi. Dy prej tyre rezultojnë të dënuar më parë për v rasje e v jedhje. Në vijim të punës së pandërprerë nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe g oditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave dhe të automjeteve, bazuar në informacionet e marra përgjatë punës hetimore dhe në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Alliasi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

– K. Q., 23 vjeç, i dënuar më parë, dhe G. B., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në banesën e një shtetasi në rrugën “Selaudin Bekteshi”. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur edhe banesën e një shtetaseje në Lanabregas.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të banesave në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Vijon puna hetimore për dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Shtetasit e mësipërm studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke ndërprerë ndriçimin elektrik të rrugës dhe të kamerave në hyrje të banesave. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartëpërmendura.

Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetaseve. Po në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V. K., 33 vjeç, banues në rrugën “Bajram Curri”, i dënuar më parë.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në rrugën “Kosovarët”. 33-vjeçari ishte në ndjekje nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi kishte vjedhur një automjet “BMW”, në pronësi të një shtetasi me banim në rrugën “Myslym Keta”.

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Moskallëzim krimi” i shtetasve:

* A. K., 47 vjeç, banues në Tiranë dhe F. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, të dy të dënuar më parë për v rasje dhe vj edhje. Shtetasi A. K. kishte bërë kallëzim të rremë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, se i kishin vjedhur automjetin, i cili u gjet i braktisur në anë të rrugës në Peqin të Elbasanit.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas kishin shkuar për të vjedhur në një banesë në Peqin dhe kur kanë parë shërbimet e Policisë në pikë kontrolli, ndërkohë që ishin dhe në shkelje të orës policore, kanë braktisur mjetin me qëllim fshehjen e sendeve të kundërligjshme që kishin në automjet, të cilat do t’i përdornin për të kryer v jedhjen.

Shtetasi A. K., në vitin 1997, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me armë zjarri, një shtetas, në zonën e Laçit dhe për këtë ka kryer 18 vite burgim. Shtetasi F. L. ka kryer 16 vite b urgim në Itali, për v rasje.

Këta shtetas, pasi kanë vuajtur dënimin me dy vite b urg në Zvicër, për vjedhje, nga viti 2018 deri në vitin 2020, janë dëbuar nga Zvicra dhe janë kthyer në Shqipëri.

Nga hetimet rezulton se këta dy shtetas, së bashku me një shtetas tjetër që aktualisht ndodhet në Angli, ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes në Itali e Zvicër, në formën e një grupi kriminal. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre personave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME