Categories Lajme

Babai i dy fëmijëve humbi jetën në spital, rrëfimi rrëqethës i vëllait…

Telha Kelo, nga fshati Pojan, ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës në ambientet e spitalit ku ishte shtruar, sepse kishte shfaqur dhimbje koke dhe barku. Pasi familjarët kishin parë gjendjen e tij, kishin kërkuar që të transportohej drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar. Mirëpo, mjekët e Spitalit të Korçës nuk e kanë autorizuar largimin për në Tiranë. Babai i dy fëmijëve ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta, ndërsa mjekët e kanë diagnostikuar me g urë në t ëmth.

“E solli pardje vëllai tjetër me dhimbje koke. E shtruan këtu në spital, e mbajtën këtu dy ditë dhe në mëngjes mbaroi. Pretendimet tona janë për mjekun. A mund të vdesë njeriu nga dhimbja e kokës?! Normale që jo. Ai nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje më parë. Mjekët i bënin serume dhe thoshin do bëhet më mirë, kaq. U kërkuam mjekëve që ta çonim në Tiranë, por ata na thanë se nuk e kishin përcaktuar ende diagnozën që ta çonin në Tiranë. Të gjithë përgjegjësinë e ka mjeku sepse po të na e kishte dhënë diagnozën, ne do kishim shkuar në Tiranë ta mjekonim. Drejtësia duhet të veprojë, presim të përcaktohet shkaku i vdekjes nga autopsia dhe më pas të kërkojmë drejtësinë”, shprehet Fluturim Kelo, vëllai i viktimës.

Pas denoncimit të bërë nga vëllai i v iktimës, oficerë të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Korçës kanë marrë në hetim mjekun. Bëhet fjalë për V.K., 47 vjeç, i cili akuzohet për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME