Categories Lajme

Babai i gazetarit i frikësuar pas videos: “Djalin tim po e detyrojnë, nuk janë fjalët e tij”

Ka reaguar për herë babai i gazetarit bjellorus Roman Protashevich. Kujtojmë se ky i fundit u arrestua në Minsk, pasi avioni në të cilin po udhëtonte, u urdhërua që të ulej. Për çështjen që bëri shumë bujë dhe për videon që djali i tij bëri një ditë më parë, ai tha se është detyruar.

Ai u shpreh i f rikësuar për videon, pasi pretendon se 26-vjeçari mund të jetë detyruar të deklarojë ato fjalë në video. “Hunda e tij ka mundësi të jetë e thyer, mund të shihet që forma është ndryshe. Ai ishte me pluhur, në hundë dhe në anën e majtë të fytyrës.

Nuk besoj se janë fjalët e tij, nuk janë fjalët e tij, ai nuk flet ashtu. Është i ndrojtur dhe nervoz. E kanë detyruar”, tha babai i tij. Nga ana tjetër, autoritetet Bjelloruse kanë treguar se gazetari është në burg dhe se nuk ka asnjë problem shëndetësor. Ulja e avionit disa ditë më parë bëri bujë dhe nuk është pritur aspak mirë nga fuqitë botërore.

Mësohet se 27 udhëheqësit e BE kërkuan të hënën lirimin e menjëhershëm të disidentit si dhe partneres së tij, ndërsa ranë dakord të vendosnin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë dhe duke u kërkuar kompanive ajrore të shmangin hapësirën e saj ajrore. Në të njëjtën kohë, ata ndaluan kompanitë bjelloruse të fluturonin në hapësirën ajrore të BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME